Presidenti e konfirmon: Real Madrid pranë marrëveshjes me portjerin

Presidenti i ekipit të Romës, James Pallotta, e kaloi mëngjesin në Napoli dhe, duke folur në një restorant me gazetarët e Areanapoli.it, konfirmoi zërat rreth situatës së portierit të tij brazilian.

Alisson kushton shumë, 78 milionë euro. Ai është afër Real Madridit, ndërsa Nainggolan do të shkojë tek Interi”.

Pas një sezoni, në të cilin ishte portieri më i mirë në Europë, çdo gjë tregon se Alisson mund të mbërrijë te Los Blancos. Në konferencën për shtyp nga kombëtarja e Brazilit, Alisson nuk e fshehu se e ardhmja e tij ishte ende e padefinuar dhe se dëshira e tij ishte ta mbyllte atë përpara debutimit në Kupën e Botës, kundër Zvicrës, të dielën.

Roma duket se tashmë e ka humbur portierin e saj, edhe pse rivali i madh i Real Madridit për brazilianin, në luftë për të, është ende Liverpool. Jurgen Klopp dhe klubi anglez po përpiqen ta bindin portierin se do të ishte opsioni më i mirë për të, Premier League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here