Sarri drejt Londrës – Ja si do të duket Chelsea nën drejtimin e tij!

Mediat italiane shkruajnë se Chelsea dhe Napoli janë pranë marrëveshjes për Maurizio Sarrin.

Sarri është zgjedhja e Bluve të Londrës dhe janë pranë marrëveshjes mes tyre.

Të dy klubet janë pranë marrëveshjes, kurse Sarri ka filluar ta planifikojë Chelsean nën drejtimin e tij.

Italiani ka zgjedhur se cilët lojtarë i duhen në Stamford Bridge.

Sarri i dëshiron te Chelsea mbrojtësit Rugani dhe Hysaj. Italiani gjithashtu e dëshiron transferimin e Savicit nga Atletico Madrid.

Në krye të sulmit pritet që Morata të largohet, kurse dëshira e Sarrit për sulmin e Bluve është Mauro Icardi.

Sa i përket portës, në rast se Courtois largohet nga Londra, Sarri dëshiron që në portën e skuadrës së tij të qëndrojë Donnarumma.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here