James Rodriguez drejt Serie A?

James Rodriguez ka folur rreth karrierës së tij dhe ka deklaruar se mund të transferohet në Serie A.

Gjithashtu, ai ka folur për mungesën e Buffon në Botëror: “Gianluigi duhet të kishte qenë i pranishëm, është një simbol i futbollit dhe mungesa e tij është një nga lajmet e këqija të këtij Botërori”, ka thënë kolumbiani.

“Nuk i dihet, një ditë mund të shkoj në Itali, por për momentin ndihem mirë në Mynih, ku dua të fitoj Champions League-ën e tretë personale”.

“Botërori? Kemi aftësitë e duhura teknike për të ëndërruar dhe për të shkuar deri në fund. Kjo është ëndrra ime dhe e gjithë shokëve të skuadrës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here