Lajm bombastik nga Spanja: Neymar rikthehet te Barcelona

E përditshmja spanjolle MARCA sot ka lansuar një lajm bombastik duke bërë të ditur se Neymar këtë verë mund të rikthehet përsëri te Barcelona.

Për një kohë të gjatë është spekuluar se Neymar do të tranferohet te Reali, por agjentët e brazilianit janë takuar me përfaqësuesit e Barcelonës.

Ky lajm është shokues, pasiqë Neymar verën e kaluar u transferua te PSG për shumën e 222 miliona eurove dhe u largua nga Camp Nou.

Megjithatë Neymar nuk është i lumtur në Paris dhe agjentët e tij kanë dashur ta kenë parasyshë mendimin e Bartomeos.

MARCA shkruan se Neymar është i gatshëm të rikthehet te Barcelona edhe për një pagë më të ulët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here