Milan përsëri për shopping te Juventusi!

Një vit më parë Milani e transferoi Bonuccin nga Juventusi dhe i befasoi të gjithë tifozët e futbollit.

Mediat italiane shkrujnë se këtë verë mund të ketë edhe një tjetër bashkëpunim mes të dy klubeve. Këtë herë bëhet fjalë për sulmuesin e Zonjës së Vjetër, Gonzalo Higuain.

Rosonerët fillimisht duhet ta presin vendimin e UEFA-s dhe pastaj të vendosin për merkaton e verës.

Gattuso ka nevojë për një sulmues cilësorë dhe argjentinasi do të jetë objektivi kryesorë i Rosonerëve.

Problemi i vetëm për Milanin mund të jetë shifra e lartë që kërkon Zonja e Vjetër për shërbimet e Higuain, 60 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here