Portjeri i Islandës zbulon: E dija se ku do të gjuante Messi

Islanda ka marrë një rezutat historik ndaj Argjentinës, kurse heroi i Islandezëve ishte portjeri Halldorsson.

Halldorsson pas ndeshjes e ka zbuluar sekretin se si pritet një penallti kundër lojtarit më të mirë në botë.

“Për mua ishte një ëndërr e bërë realitet që ta prisja penalltinë e Messit dhe morrëm një pikë të vlefshme që do të na japë shanse për ta kaluar grupin. Kam shikuar shumë video se si Messi i ka gjuajtur penalltitë. Kisha ndjesinë se do të gjuante nga ajo anë”, është shprehur Halldoorson.

Halldorsson është portjer te skuadra daneze e Randers, kurse gjatë kohës së lirë ai punon si regjisorë. Ai ishte regjisorë i spotit të këngës së Islandës në Euro Vision para gjashtë viteve, kurse këtë vit ishte regjisorë i reklamës së Coca Colës.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here