Gjermanët humbasin titullarin kundër Meksikës për shkak të gripit

Sot është dita e së vërtetës për djemtë e Joachim Low. Sot luhet ndeshja e parë e Kupës së Botës ndaj Meksikës.

Por një lajmi keq ka ardhur disa orë përpara ndeshjes që nis në orën 17:00.

Jonas Hector, sipas informacioneve të Bild, do të mungojë për shkak të gripit.

Për Low ky është një problem i madh, pasi Hector në krahun e majtë të prapavijës është një zgjidhje shumë solide, për një pozicion ku nuk ka shumë zgjedhje.

Gjatë Euro 2016, lojtari i FC Koln ka bërë një punë shumë të mirë, teksa shënoi edhe penalltinë vendimtare ndaj Italisë në çerekfinale.

Në vend të tij do të luajë Marvin Plaettenhardt. Ylli i Hertha Berlin është një armë më shumë me të majtën e tij të fortë për Gjermanët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here