Kjo është arsyeja pse Messi e humbi penalltinë ndaj Islandës

Avigdor Liberman, Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, deklaroi se Lionel Messi gaboi penalltinë ndaj Islandës, për shkak se Argjentina anulloi ndeshjen e fundit miqësore në përgatitoret për Kupën e Botës, e planifikuar të luhej në shtëpinë e hebrenjve.

“Në ndeshjen e Argjentinës ndaj Islandës, të gjithë e pamë se sa shumë Messi kishte nevojë për atë ndeshje përgatitore ndaj Izraelit”, shkroi Liberman në llogarinë e tij në ‘Twitter, pas penalltisë së dështuar të Messit, çka ndikoi në barazimin e Argjentinës përballë Islandës, me rezultatin 1-1. Një barazim që rrezikon tashmë kualifikimin e mëtejshëm të Argjentinës, pasi do të duhet të përballet në Grupin e Vdekjes me Kroacinë dhe Nigerinë.

Ndeshja miqësore mes Argjentinëse dhe Izraelit ishte planifikuar fillimisht të luhej në Samy Ofer Stadium në qytetin bregdetar të Haifa, por më pas u transferua në Teddy Kollek Stadium në Jeruzalem për presion të madh politik. Më pas u anullua, sipas autoriteteve vendore, për shkak të “kërcënimeve terroriste”, kundër Messit dhe familjes së tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here