Marrëveshja është arritur: Chelsea të martën me trajner të ri!

Duket se Blutë e Londrës më në fund kanë gjetur zgjidhjen.

Sipas mediave italiane, Chelsea ka arritur marrëveshje me Maurizio  Sarrin.

Për një kohë të gjatë është përfolur se Sarri do ta marrë drejtimin e Bluve, por duket se Chelsea më në fund ka arritur akord me Napolin për Sarrin.

Chelsea ka arritur akord me Napolin për ta paguar Sarrin vetëm 5 milionë euro me kusht që Blutë  mos të tentojnë ta transferojnë Hysaj dhe Albiol në Stamford Bridge.

Sipas mediave italiane, Sarri do ta marrë drejtimin e Chelsea të martën.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here