Pjesa e parë| Meksika befason Gjermaninë (VIDEO)

Meksika ka habitur të gjithë duke bërë një pjesë të parë spektakolare kundër Gjermanisë, duke e mbyllur me fitore 1-0 ndaj kampionëve në fuqi të botës.

Me një lojë të hapur dhe tepër të shpejtë, meksikanët vunë në vështirësi të madhe gjermanët dhe nuk i lanë shumë hapsira.

Në pjesën më të madhe të kohës skuadra e Joachim Low ishte e paorganizuar, pa ide të qarta në sulm dhe tepër e brishtë në prapavijë, duke u lejuar shumë hapsira Meksikës.

Dhe dhjetë minuta para fundit të pjesës së parë ishte Hirving Lozano që kaloi topin pas shpinës së Neuer duke bërë të shpërthejnë në delir tifozët meksikanë, ndërsa trajneri Osorio qendronte i ulur në stol duke mos i besuar syve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here