Real Madrid ka një sulmues të ri – sezonin e kaluar ka shënuar 24 gola!

Vetë futbollisti e ka konfirmuar se nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Realit të Madridit.

Raul De Tomas nga sezoni i ardhshëm do të jetë në dispozicion të Lopetegui.

23-vjeçari sezonin e kaluar ishte i huazuar te Rajo Vallecano, kurse nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Madrilenëve.

De Tomas ishte njëri nga lojtarët më të mirë te Rajo Vallecano dhe me 24 golat e tij e ndihmoi Rajon që të ngjitet përsëri në La Liga.

Paraqitjet e tij nuk kaluan pa u vënë re dhe ai ka fituar kontratë pesë vjeçare me Los Blancos.

“Të gjithë ne kemi ëndërra. Ëndërra ime filloi kur ishta 8 vjeç dhe ju bashkova këtij klubi. E dija se çdo hap që do ta bëjë do të më afrojë drejt realizimit të ëndrrës time, e ajo është të jem pjesë e Real Madridit. Edhe pesë vite në klubin e zemrës time. Ju faleminderit. Hala Madrid”, ka deklaruar De Tomas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here