Trajneri i Koresë së Jugut është një gjeni: Ja se si do ti ngatërrojë Suedezët në ndeshjen e nesërme

Trajneri i përfaqësueses së Koresë së Jugut,  Shin Tae-yong ka një ide interesante.

Përfaqësuesja Koreano Jugore nesër do ta zhvillojë ndeshjen e saj të parë kundër Suedisë me fillim prej orës 14:00.

Lojtarët koreanë janë parë duke veshur numra të ndryshëm pas shpine gjatë përgatitjeve për Kupën e Botës dhe trajneri thotë se e kanë bërë kastile për të ngatërruar skautët suedezë në prag të ndeshjes.

“Për mendimin tim, kur europianët na shohin ne aziatikët, mendoj se nuk na dallojnë edhe aq qartë, kështu që kemi ndërruar shpesh numrat për të ngatërruar skuadrën suedeze.

“I kemi ndërruar numrat mes njëri-tjetrit pasi nuk donim t’i tregonim kundërshtarit asgjë. Ki Sung-yeng dhe Son Heung-min janë të njohur besoj, por për lojtarët e tjerë mund të ndodhin ngatërresa,” vijon trajneri.

“Për perëndimorët është e vështirë të dallojnë aziatikët dhe prandaj kemi zgjedhur këtë taktikë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here