Golovin ka arritur akord me Juventusin, por përse po mëson anglisht?

Aleksandar Golovin, lojtarë i CSKA Moskës dhe përfaqësueses së Rusisë, ka bërë nj paraqitje të shkëlqyeshme në ndeshjen e parë të Botërorit kundër Arabisë Saudite.

Golovin me paraqitjen e tij kundër Arabisë ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve europiane.

Juventus për një kohë të gjatë është interesuar për shërbimet e tij dhe mediat shkruanin se akordi është arritur, vetëm pritet marrëveshja mes dy klubeve.

Mirëpo babai i Golovin ka bërë të ditur se ai është i fokusuar vetëm te Botërori dhe zbuloi një detaj interesant rreth birit të tij.

Jam i sigurtë se djali im mund të luajë  në nivele të larta, do ta ketë vështirë në gjuhë të huaj, mirëpo ai ka filluar ta mësojë anglishten, është shprehur babai i Golovin.

Mbetet ta shohim se në cilën skuadër do të përfundojë talenti rus.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here