Një Botëror surprizash: Senegali mposht Poloninë e Lewandowskit (VIDEO)

Senegali ishte konsideruar jo favorit në përballje me Poloninë, por arriti të shënojë fitore me rezultat 2-1.

Ndeshja në minutat e para ishte e baraspeshuar, duke bërë që të dy skuadrat të analizojnë njëra-tjetrën.

Rrezikun e parë drejt portës e bëri Senegali me M’Baye Niang ku gjuajtja e tij shkoi ngjirur me shtyllën.

Zhvillohej minuta e 37-të kur erdhi goli i parë në këtë takim. Thiago Rangel Cionek shënoi në portën e tij për 1-0.

Polonia u mundua të reagojë në këtë pjesëlojë, por nuk arriti të rrezikojë konkretisht.

Me të filluar pjesa e dytë, Robert Lewandowski rrezikoi nga gjuajtja e lirë, por portieri Khadim N’Diaye e dërgon topin në rivënie nga këndi.

Senegali iu kundërpërgjigj me gol në minutën e 60-të. M’Baye Niang në një kundërsulm të shpejtë, kalon edhe Wojciech Szczesny që e kishte liruar portën dhe shënoi në portën e zbrazët.

Polonia tentoi të rikthehet në lojë me Arkadiusz Milik dhe Robert Lewandowskin, por pa sukses.

U desh të vije minuta e 85-të që polakët ta gjejnë golin.

Grzegorz Krychowiak shënon me kokë pas një harkimi të bukur në zonë.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe senegalezët iu gëzuan tri pikëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here