Rusi – Egjipt, a do të luaj Salah

Sot fillon saundi i dytë i Botërorit me ndeshjen Rusi-Egjipt të Grupit A.

Një tripikësh sot do të përkthehej në kualifikim automatik për rusët, ndërsa me zero pikë, Salah dhe shokët e tij do të duhej të bënin valixhet gati për t’u kthyer në Egjipt.

A do t’a pranonte një yll si ai i Liverpoolit këtë? Mbetet për t’u parë sonte në orën 20:00, megjithatë furia ruse është frikësuese edhe pse Egjipti në fushë nuk është si Arabia Saudite.

Kësaj radhe do të jetë edhe Salah dhe shpresat e tyre janë më të mëdha, për të stopuar të paktën rusët duke shpresuar në një fitore të thellë kundër sauditëve në ndeshjen e radhës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here