Dybala: E gjithë Argjentina në përkrahje të Messit

Argjentina u nda vetëm me një barazim kundër Islandës dhe tani nuk duhet të gabojë përballë Kroacisë që do të luaj ditën e nesërme.

Në skuadër për barazimin me Islandën është “kryqëzuar” Lionel Messi, pasi ai shkoi dëm nje penallti që do mund ti jepte fitoren Argjentinës.

Por “ylli” i Juventus, Paulo Dybala ka thënë se e gjithë skuadra është përkrah Messit në këto momente të vështira.

“Leo është i pari që do të kalojë këtë moment negativ. Jemi të gjithë me të, të gatshëm ta mbështesin në çdo moment” ka thënë Dybala.

Gjithashtu Dybala ka shprehur haptazi edhe dëshirën e tij të madhe që të luaj si titullarë përkrah Messit me kombëtaren e Argjentinës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here