Juventus rrëmben lojtarin e Interit!

Mbrojtësi portugez, Joao Cancelo i cili sezonin e kaluar luajti te Interi si huazi, është pranë transferimit te Juventusi.

Neroaxurët nuk e shfrytëzuan opcionin për ta blerë kartonin e tij për 35 milionë euro dhe portugezi u rikthye te Valencia.

Mediat italiane shkruajnë se Valencia dhe Juventusi janë pranë marrëveshjes dhe se për firmën e tij Biankonerët do të paguajnë 38 milionë euro.

Cancelo do të transferohet për 8 milionë euro, kurse pas mbarimit të sezonit Juventusi do të jetë i obliguar ta blejë kartonin e portugezit për 30 milionë euro.

Portugezi ka arritur akord me Zonjën e Vjetër dhe do dë nënshkruajë kontratë 4-vjeçare me Biankonerët.

Cancelo luajti një sezon të mirë me Interin në Serie A dhe pritet që të jetë një transferim i rëndësishëm për Juventusin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here