Perez nuk i kursen paratë: Ofertë astronomike për Savic

Lojtari i përfaqësueses serbe, Milinkovic Savid duket se do të jetë ylli i kësaj merkatoje verore.

Savic luajti një sezon fantastik me Lazion dhe tani ai po bën paraqitje të mira edhe në Botërorin e Rusisë dhe shumë gjigantë europian janë të interesuar për shërbimet e tij.

Lazio kërkon 150 milionë euro për shërbimet e tij, kurse mediat nga Italia bëjnë të ditur se Real Madridi është i gatshëm ta paguajë klauzolën e Savic.

Gazetari i Sportitalia, Alfredo Pedulla ka bërë të ditur në Twitterin e tij se Madrilenët janë në bisedime me Lacialët dhe se i kanë ofruar 120 milionë euro për serbin dhe 30 milionë euro në formë të bonuseve.

Interesim për Savic kanë treguar edhe Juventus, PSG dhe Manchester United, por asnjëra nga këto nuk është e gatshme ta paguajë klauzolën për lirimin e mesfushorit dhe Los Blancos janë në pole position për firmën e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here