Pique dhuron magji në ndeshjen e tij të 100-të me Spanjën: E kapi zogun dhe e shpëtoi atë

Gerard Pique po zhvillon ndaj Iranit paraqitjen jubilare, atë të 100-të në fanellën e kombëtares spanjolle.

Superylli i Barcelonës sigurisht se ka startuar takimin i cili po zhvillohet në Kazan.

Përballja kruciale për Spanjën dhe jubilare për Piquen nuk kaloi pa një moment pikant.

Pak momente para fillimit të takimit ai kapi një zog në fushë, të cilin më pas natyrisht që e liroi.

Ky veprim ka bërë bujë në rrjetet sociale dhe komentet ishin nga më të ndryshmet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here