Ana e hidhur e Botërorit: Silva ka qenë pranë vdekjes, Coutinho ka rënë në kanalizim

Futbollistët e Brazilit janë yje futbolli, por ata kanë përjetuar ngjarje të hidhura gjatë jetës së tyre, që për publikun nuk janë të njohura.

E përditshmja spanjolle MARCA sot ka zbuluar disa storje interesante rreth yjeve të Brazilit.

Thiago Silva

Kapiteni i brazilianëve në moshën 17-të vjeçare është sëmurë nga tuberkuloza dhe gjashtë muaj është rehabilituar në Moskë. Silva atë kohë ka qenë pjesë e Dinamo Moskës dhe gjatë qëndrimit në spital nuk është parë me asnjë anëtarë të familjes.

Philippe Coutinho

Coutinho në moshën 4 vjeçare e ka shpëtuar një mrekulli nga vdekja, pasiqë ka rënë në një kanalizim. Vëllezërit e tij më të mëdhenj kanë arritur ta shpëtojnë atë.

Casemiro

Mesfushori i Realit të Madridit e ka filluar karierën si portjer, pasiqë skuadra e kushëririt të tij ka pasur nevoj për portjer. Por trajneri i skuadrës pas disa javësh e ka vërejtur se Casemiro ka kualitete për futbollist dhe kariera e tij ka ndryshuar.

Paulinho 

Mesfushori i Barcelonës, Paulinho ka qenë pranë lënies së futbollit në moshën 17-të vjeçare pasiqë në atë kohë braziliani ka luajtur në Lituani dhe Poloni dhe ka përfituar shumë pak nga futbolli.

Miranda 

Miranda është anëtari më i vogël i familjes 11-të anëtarëshe. Në moshën 6-të vjeçare vëllau i tij i madh i cili ka qenë futbollist, ka ndërruar jetë, kurse Miranda i ka premtuar nënës së tij se do të bëhet futbollist dhe se do të luajë në Botëror.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here