Kush është lojtari më i shpejtë në Botëror?

Cristiano Ronaldo ka shënuar katër gola në Botërorin e Rusisë, kurse edhe më impresiv është fakti se ai është 33 vjeç.

Duket se aftësitë fizike të Ronaldos nuk kanë rënë aspak dhe portugezi vazhdon të luajë në nivele maksimale.

Sa i përket shpejtësisë, Ronaldo i ka mposhtur të gjithë futbollistët e tjerë që po luajnë në këtë Botëror.

Gjatë ndeshjes me Spanjën, Ronaldo regjistroi shpejtësinë 33,95 km në orë dhe me atë shpejtësi u bë futbollisti më i shpejtë në Botërorin e Rusisë.

Pas Ronaldos, më i shpejtë ishte futbollisti i Perus, Luis Advincula me 33,77 km në orë, kurse i treti kroati Rebic me 33,3 km në orë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here