Legjenda e Neroaxurëve e konfirmon shkëmbimin e madh mes Interit dhe Juventusit!

Mediat italiane shkruajnë se këtë merkato verore mund të ndodhë një transferim bombë ose më saktë një shkëmbim lojtarësh mes Interit dhe Juventusit.

Kampionët aktual janë të gatshëm ta ofrojnë Higuainin dhe para për Mauro Icardin, kurse Neroaxurët nuk kanë asgjë kundër.

Ish lojtari i Interit,  Walter Samuel (kampion me Interin në vitin 2010) ka bërë të ditur se një shkëmbim i tillë është real dhe se sipas tij së shpejti do të ndodhë.

“Nëse spekulimet janë të sakta, Inter po punon mirë në merkaton e verës. Shkëmbimi mes Higuain dhe Icardi është mjaftë real dhe Interi do të marrë edhe para. Aspak nuk do të habitesha me një shkëmbim të tillë”, është shprehur Samuel.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here