Shqiponja e Xhakës ka qenë hakmarrje për babain e tij

Përfaqësuesja e Zvicrës mbrëm arriti ta mposhtë Serbinë me dy golat e shqipëtarëve Xhaka dhe Shaqiri.

Goditja e Xhakës ishte e shpejtë 104 km në orë, kurse festa e tij me shqiponjë bëri bujë në të gjithë botën.

Prindërit e Xhakës janë nga Kurshumlija (jugu i Serbisë). Babai i Xhakës në vitin 1986 është burgosur nga forcat serbe në atë kohë dhe ka kaluar tre vite e gjysmë në burg.

Gjatë moshës 22 vjeçare, babai i Xhakës ka marrë pjesë në demonstratat kundër regjimit të Milloshevicit. Ai është burgosur dhe është dënuar me gjashtë vite heqje lirie, kurse xhaxhai i Xhakës është dënuar me 15 vite.

Xhaka tani është 26-të vjeçarë dhe në një intervistë për The Guardian ka folur rreth vështirësive që babai i tij i ka kaluar gjatë kohës së tij në burg.

“Shpesh herë flas me babain tim për kohën që ai e ka kaluar në burg. Kemi folur aq shumë, por jam i sigurtë se ka ende gjëra të cilat nuk mi ka treguar. Gjithmonë ka momente heshtjeje dhe ai nuk dëshiron më të flasë. Ai ka pasur të drejtë të dal për ajër vetëm 10 minuta në ditë”, ka deklaruar Xhaka.

Festimi i Xhakës mbrëm me shqiponjë padyshim se është hakmarrje për babain e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here