FIFA fillon hetim edhe për Lichtsteiner se bëri shqiponjën

Kapiteni i Zvicrës Stephan Lichtsteiner është futbollisti i fundit ndaj të cilit FIFA ka hapur një hetim disiplinor.

Edhe zvicerani, ashtu si edhe shokët e tij të skuadrës me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka bëri shqiponjën me duar pas golit të dytë kundër Serbisë.

Por kjo bëri që serbët të prekeshin dhe të ankoheshin në FIFA. Për serbët sjelljet e tyre ishin provokuese ndaj u ankuan.

Por procedim disiplinor u hap edhe kundër presidentit të Federatës Serbe të Futbollit, Slavisa Kokeza, për deklaratat e bëra pas ndeshjes. Pas takimit, i pyetur se përse edhe ai festoi me shqiponjë, Lichtsteiner u përgjigj:

“Festimi i golave? Ishte bukur, pse jo? Kjo është historia e tyre. Lufta mes tyre ka qenë shumë e vështirë. Kam folur me babanë e njërit prej lojtarëve tanë që është shqiptar dhe më ka treguar për këtë histori. Kjo është më shumë se futboll, është më shumë se futboll sepse lufta u ka krijuar atyre shumë probleme. “I kuptoj ata. Mendoj se është normale, është pjesë e jetës së tyre. Mos harroni, ka pasur provokime të shumta para ndeshjes nga Serbia. Kështu që mendoj se është normale”, deklaroi kapiteni i helvetikëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here