Franca i takon Hamiltonit, Vettel vetëm i 5-ti

Lewis Hamilton ka triumfuar në Çmimin e Madh të Francës pas një dekade. Ky ishte triumfi i 65-të i anglezit.

Ishte një garë pa shumë emocione, hiq startin ku pati disa makina të përplasura duke detyruar edhe makinën e sigurisë të dalë në pistë për disa xhiro derisa të pastrohej pista.

Vettel ishte protagonisti në start teksa nuk i ka hapur rrugë Bottas-it i cili ishte më përpara në kthesë, duke e prekur me hundën e tij në gomën e majtë. Të dy pësuan dëme dhe duhet të futeshin në bokse për të riparuar makinat.

Pas daljes nga pista të makinës së sigurisë gara u zhvillua normalisht, me Vettel që duhet të bënte edhe 5 sekonda penallti për gabimin ndaj Bottas. Gjithsesi Ferrari i tij ishte shumë i shpejtë dhe ai arriti të rikuperonte shumë pozicione gjatë garës.

Hamilton nuk e vuri asnjëherë në diskutim fitoren, me Riccardo, Verstappen dhe Raikkonen që konkurronin për vendin e dytë gjatë gjithë kohës. Në fund, ishte holandezi ai që kapi vendin e dytë, me finlandezin e Ferrari-t që kapi vendin e fundit të podiumit. Vettel duhet të kënaqet vetëm me vendin e 5-të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here