MARCA: Real Madrid përforcohet me ish-lojtarin e Barcelonës

Real Madrid po planifikon ta përforcojë mesfushën, kurse njëri nga objektivat e tyre është lojtari i Bayernit të Munichut, Thiago Alcantara.

MARCA shkruan se Madrilenët janë të interesuar për shërbimet e Alcantaras i cili nga viti 2009 deri në vitin 2013 ishte pjesë e Barcelonës.

Alcantara për momentin është në Rusi me përfaqësuesen e Spanjës dhe ende nuk dihet mendimi i tij rreth një transferimi të tillë.

Megjithatë Alcantara mund të transferohet te Reali për shkak të Lopeteguit.

Nga ana tjetër edhe Ernesto Valverde është i interesuar për shërbimet e Alcantaras dhe mbetet ta shohim vendimin e tij.

Bavarezët për shërbimet e Alcantaras kërkojnë jo më pak se 70 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here