UEFA po përgatit një dënim rigoroz për Milanin

Komisioni disciplinorë i UEFA-s të hënën do ta bëjë të njohur vendimin për Milanin.

Sipas mediave italiane, klubi i Milanit do të marrë një dënim rigoroz duke u përjashtuar nga garat europiane dhe dënim me të holla prej 30 miliona eurove.

UEFA ka vendosur ta refuzojë ankesën e Milanit rreth Fair Playt Financiarë dhe Rosonerët janë në probleme të mëdha.

Gaezetta Dello Sport shkruan se Milani do të përjashtohet  nga garat europiane për 2 vite, kurse rrolin kryesorë do ta ketë gjyqi në Lozanë (CAS) pasiqë Milani ka paralajmëruar ankesë për vendimin e UEFA-s.

Për momentin po zhvillohen bisedime për shitjen e klubit dhe shmangien e dënimit të rëndë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here