Revista “Foreign Policy” një dedikim shqiptarëve të Zvicrës

Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës për të gjithë tifozët anë e mbanë botës ishte thjesht një ndeshje Botërori si gjithë të tjerat, por për ata që e njihnin situatën, ajo ishte padiskutim shumë e politizuar.

Shaqiri, Xhaka, Behrami ishin 3 lojtarë me orgjinë kosovare që e nisën nga minuta e parë.

Xhemaili gjithashtu, i lindur nga prindër kosovarë në Maqedoni.

Plot 9 vjet pas fushatës së armatosur të udhëhequr nga NATO që i dha fund luftëarve në Jugosllavi, Kosova në 17 shkurt 2008 shpalli pavarësinë. Që këtu fillon një kalvar i gjatë historik, ku humbja e Kosovës nga serbët shikohej si një fyerje e rëndë. Ata e konsiderojnë Kosovën pjesë të tyre.

Gjithçka nis në Betejën e kosovës të vitin 1389 ku Car Lazari ka vdekur në përpjekje për të penguar pushtimin osman.

Nga shumë nacionalistë kjo është ngjarja më përcaktuese. Një tjetër konflikt i vjetër është ai përballjes mes Krishtërimit dhe Islamit, ku nuk janë të përfshirë vetëm këto 2 shtete por i gjithë Ballkani.

Çështja e Kosovës është një mënyrë e mirë për të fituar pikë në politikat e brendshme serbe, dhe politikanët e përdorin shpesh këtë si një kartë fituese.

Pas fitores së Sërbisë me Kosta Rikën, Ministri i Jashtëm i Serbisëm, Ivica Daçiç përdori frazën “ akt i ëmbël hakmarrës”, që po të jemi të vëmendshëm të kujtojmë, Kosta Rika ishte ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës.

Ndonjëherë sporti shikohet si “vazhdim i politikës me mjete të tjera” dhe në këtë mjedis kjo është mëse evidente. Përmendim këtu edhe përballjet e klubeve shqiptare në Europë, ku nuk mungojnë asnjëherë thirrjet ekstremiste si “ Kosova është Serbi” , rasti më i fundit ku Partizani i Beogradit u ndesh me Skënderbeun. Akti më i njohur është incidenti i dronit në ndeshjen e tetorit të 2014 ku Shqipëria u ndesh me Serbinë në Beograd.

KALININGRAD, RUSSIA – JUNE 22: Xherdan Shaqiri of Switzerland celebrates after scoring his team’s second goal during the 2018 FIFA World Cup Russia group E match between Serbia and Switzerland at Kaliningrad Stadium on June 22, 2018 in Kaliningrad, Russia. (Photo by Clive Rose/Getty Images)

“Arsyeja pse një ndeshje kundër një numri të vogël të lojtarëve zviceranë-kosovarë mori një rëndësi aq të madhe në Serbi, është për shkak se ajo paraqiste një mundësi të rrallë për të rimarrë një copë krenarie kombëtare të humbur. Politikanët lokalë mund të dëshirojnë të pretendojnë se nuk e kanë pranuar humbjen për çështjen e Kosovës, pasi ata refuzojnë të njohin pavarësinë e saj, por fakti është se Serbia mund të vonojë pranimin e këtij realiteti politik; Beogradi është i pafuqishëm ta kthejë atë.” shkruan gazeta “ Foreign Policy”
Gjithsesi realitteti tashmë është i qartë, Kosova është një shtet i pavarur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here