Danimarka dhe Franca sigurojnë kualifikimin, Peru-ja eleminohet me fitore (VIDEO)

Franca dhe Danimarka kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen e fundit në barazimin 0-0 dhe me këtë rezultat do të jenë francezët ata që do të kryesojnë grupin, ndërsa danezët kanë kapur vendin e dytë, ashtu siç ishte parashikuar.

Ishte një ndeshje pa shumë histori, teksa Deschamps kishte vendosur të përdorte rotacionin, ndërsa Danimarka u mundua të bënte diçka por e kishte shumë të vështirë të depërtonte në zonën e mbrojtur mirë nga Blutë. Sidomos në pjesën e dytë, francezët krijuan më shumë mundësi shënimi, megjithëse asnjëra e pastër, por pa arritur të gjenin golin. Të dyja skuadrat arrijnë objektivin. Në të gjithë histrinë e saj në Kupën e Botës, kjo është hera e parë që Danimarka ka barazuar 0-0.

Peruja ka fituar ndeshjen e nderit ndaj Australisë me rezultatin 2-0. Ishte një fitore e merituar e peruanëve, të cilët kanë shfaqur një futboll tërheqës në këtë Botëror, dhe me pak fat dhe eksperiencë mund të kishin luftuar për një vend në 1/8-at.

Gjithsesi, ndeshja ndaj Australisë tregoi nivelin real të skuadrës ameriko-latine e cila do të largohet në shtëpi me një fitore që padyshim do të bëjë krenarë të gjithë popullin e Perusë. Shte sulmuesi i Watford Carillo ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 18’ falë një goli spektakolar.

Pas pushimit, legjenda Guerrero ka shënuar golin e qetësisë për peruanët të cilët e mbrojtën mirë rezultatin deri në fund të takimit. Një Australi zhgënjyese, e cila shënoi dy gola këtë turne, të dy nga pika e bardhë e penalltisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here