Fitorja e Argjentinës u festua edhe në Antarktikë (VIDEO)

Përfaqësuesja e Argjentinës arriti në Rusi si një favorite për ta fituar Botërorin, por pas ndeshjes së parë kundër Ilsandës u pa se Gauçozët nuk do ta kishin të lehtë.

Pas barazimit me Islandën erdhi debakli kundër Kroacisë dhe në përfaqësuesen e Argjentinës u krijua një kaos total.

Në ndeshjen e fundit kundër Nigerisë, Argjentina arriti të kualifikohet duke marrë fitoren në minutat e fundit të ndeshjes me një gol të Rojo.

Kualifikimi i Argjentinës u festua edhe në bazën e shkenctarëve argjentinas në Antarktikë, ku shkenctarët festuan në -20 gradë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here