Inter nuk ka të ndalur: Përsëri për shopping te Roma?

Sulmuesi i Interit, Ivan Perisic i ka bërë thirrje Edin Dzeko-s të ndjekë ish-shokun e skuadrës Radja Nainggolan tek Inter.

Nainggolan kompletoi ditën e martë transferimin e tij tek Inter për 24 mln euro, dhe Dzeko i ka dedikuar një mesazh në Instagram duke shprehur mërzitjen e tij për largimin e belgut.

“Sot jam i mërzitur për shkakun tënd Radja. Nuk doja që të largoheshe, do të më marrë malli dhe të dua shumë vëllaçko,” shkruan boshnjaku.

Gjithsesi, në foton e tij përveç Nainggolan, i cili e falënderon për mesazhin, ka komentuar edhe Perisic.

Sulmuesi kroat shkruan: “Eja edhe ti, ne këtu jemi.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here