Intervista e Messit plot emocione pas kualifikimit

Ylli i Barcelonës deklaroi: “E dija që Zoti është me ne dhe nuk do të na nxirrte jashtë këtij Botërori”.

“Falenderoj të gjithë tifozët që kanë ardhur në Rusi për sakrificën e tyre dhe të gjithë ata që janë në Argjentinë. Kombëtarja është mbi të gjitha”, u shpreh Messi.

Numri 10 i bardhekaltërve theksoi: “Kishim besim që do ta fitonim këtë ndeshje. Është e mrekullueshme mënyra se si e fituam”.

Argjentina përfundoi në vendin e dytë të grupit D, me 4 pikë, duke lënë pas Nigerinë (3) dhe Islandën (1).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here