Lewandowski nuk do të transferohet kurrë te Real Madrid

Kampioni i botës Jorge Valdano nuk besoj se ish-ekipi i tij Real Madrid do të transferojë Robert Lewandowski-n.

“Padyshim që ai është një qendërsulmues i madh. Por nuk mendoj se ai ka për të luajtur ndonjëherë te Real Madrid. Cristiano Ronaldo po luan në një pozicion të ri, më tepër si qendërsulmues.

“Lewandowski është një qendërsulmues, dhe nuk do të shkonte mirë me Ronaldo-n,” shprehet ish-trajneri dhe lojtari i Los Blancos për Bild.

Valdano, i cili gjatë kohës së tij ka blerë lojtarë si Zidane, Beckham, Ronaldo dhe Figo, do të merrte Harry Kane: “Po të isha i përgjegjshëm për transferimet e Real, do të merrja Harry kane.

“Ai është pesë vite më i ri se Lewandowski, por do të ishte në gjendje të përballonte presionin e madh te Real.

“Ky është mendimi im, ai duket shumë i pjekur. Përveç kësaj është një vrasës në zonë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here