Mblidhen paratë për gjobën e “shqiponjave”

Paratë e mbledhura në llogarinë e hapur për të paguar gjobën e “shqiponjave” të Zvicrës dalin e teprojnë.

Mengjesin e sotëm, shumë e mbledhur ishte 26981 dollarë, thuajse 2000 dollarë më shumë se shifra totale që duhet të paguajnë Xhaka, Shaqiri Lichsteiner pas dënimit të dhënë nga FIFA.

Sigurisht Federata Zvicërane e Futbollit apo vetë futbollistët nuk e kanë fare problem për ta paguar gjobën, që ta është një shumë qesharake, por kjo nismë kishte karakter simbolik, sidomos për shqiptarët (ishin shumica e donatorëve), që janë ndier krenarë për mënyrën e festimit me shqiponjën dykranare, simbolin e Flamurit Shqiptar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here