Vazquez në Premierligë?

Emri i fundit që përmendet në shtëpinë e “Topçinjve” është ai i Lucas Vazquez nga Real Madrid.

Spanjolli pëlqehet shumë nga trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ndërkohë që për të blerë kartonin e tij nga kampionët e Europës nuk do të jetë e lehtë.

Vazquez ka një kontratë deri në vitin 2021, ndërkohë që e ardhmja e tij pritet të vendoset edhe nga vendimet e trajnerit të ri te madrilenëve, Julen Lopetegui, i cili e grumbulloi 26-vjeçarin me Kombëtaren e Spanjës për në “Rusi 2018”, para se ai të shkarkohej nga drejtimi i kësaj të fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here