Zvicra e shqiponjave kualifikohet në 1/8

Kombëtarja e Zvicrës është mjaftuar me një barazim ndaj Kosta Rikës në Nizhny Novgorod me rezultat 2-2 për t’u kualifikuar në 1/8-ën e finales së Kampionatit Botëror, ku do të përballet me Suedinë.

Zvicra nuk e filloi mirë takimin, ku hyri me shumë ndryshime në formacion.

Ishte Seferovic ai që u la në stol, kurse Embolo dhe Gavranovic u paraqitën nga minuta e parë.

Kosta Rika shfaqi karakter ofensiv në fillim duke sulmuar portën zvicerane, e madje ky ekip qëllloi edhe transverzalen.

Në vazhdim të takimit Zvicra mori lojën në dorë dhe një situatë e krijuar në zonë u shfrytëzua nga Blerim Xhemaili i cili realizoi golin e epërsisë për 1-0 (31′).

Me të filluar pjesa e dytë, Kosta Rika u rikthye duke barazuar rezultatin me anë të Watson (56′) edhe pse ky gol për ta s’kishte ndonjë vlerë.

Në vazhdim të takimit Zvicra bëri presion dhe i inkuadruari Drmic gjeti golin.

Ai pranoi një top nga Zakaria për të shënuar për 2-1 dhe fitoren e Zvicrës në këtë duel për tri pikë të reja pak minuta pa përfunduar takimi.

Kështu, Zvicra mbyll fazën gruopre me dy barazime dhe një fitore, e helvetët gjenden në vendin e dytë me pesë pikë, po aq sa ka edhe Brazili në vendin e parë me shtatë pikë.

Zvicra në 1/8-ën e finales përballet me Suedinë, kurse Brazili ndeshet me Meksikën, dy skuadrat e dala nga Grupi F ku u eliminua Gjermania

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here