Inter nuk ka mbaruar shoppingun: Neroaxurët nisen drejt Florenzit

Inter është takuar me agjentin e Alessandro Florenzi-t ditën e mërkurë, me raportet që sugjerojnë se klubi zikaltër kërkon të blejë lojtarin e Roma-s.

Italianë që mund të luajë në disa pozicione ka edhe një vit të mbetur në kontratë dhe deri tani nuk ka firmosur asgjë të re.

Teksa ai është i hapur për çdo ofertë, prioriteti thuhet të jetë qëndrimi në kryeqytet.

Ditën e mërkurë Inter është takuar me Alessandro Lucci, i cili përfaqëson edhe Suso-n e Milan, ashtu edhe Davide Zappacosta-n.

Zikaltrit thuhet ta kenë bërë të qartë interesin e tyre për lojtarin, të cilin trajneri Luciano Spalletti e vlerëson jashtë mase.

Kontrata në tavolinë është 4 mln euro, 1 mln më shumë se ç’ofron Roma për rinovimin.

Inter është gati të paguajë 15 mln euro për lojtarin, ose të presë ta marrë me parametra zero verën tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here