Jose Mourinho hidhet në aksion: 70 milionë euro për yllin e Interit

Manchester United kërkon të përforcojë mbrojtjen duke blerë mbrojtësin e Inter Milan Skriniar.

Pasi tashmë ka transferuar mbrojtësin e djathtë të Diogo Dalot, Jose Mourinho e ka kthyer vëmendjen te qendra e mbrojtjes.

Dhe sllovaku 23-vjeçar Skriniar është në krye të listës së dëshirave të portugezit, sipas raporteve në Itali.

Gazzetta dello Sport pretendon se Inter nuk ka ndërmend të ulë pretendimet nga çmimi 90 mln euro.

Skriniar mbërriti në Giuseppe Meazza  sezonin e kaluar për 25 mln euro nga Sampdoria.

Por është kthyer në një nga mbrojtësit më të mirë të kontinentit duke luajtur të gjitha ndeshjet e Serie A sezonin e kaluar.

Gjithsesi, United nuk është gati të paguajë një shifër aq të lartë për të, dhe thuhet se oferta e tyre ka qenë 70 mln euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here