Juventus ka gati transferimin e rradhës

Është komplikuar rruga që çonte Jerome Boateng tek Juventus. Përveç dy klubeve të Mançesterit, sipas Bild, edhe Paris Saint-Germain është bënë në gjurmët e qendërmbrojtësit 29-vjeçar, i cili sapo është eliminuar me Gjermaninë nga Botërori.

Thomas Tuchel, trajneri i ri i PSG, e njeh mirë dhe duket se kërkon ta ketë në radhët e skuadrës së tij për sezonin e ardhshëm. Nëse kjo ndoh, Juventus mund t’i kthehet një objektivi të vjetër, i cili është pikërisht te PSG.

Bëhet fjalë për brazilianin Marquinhos, lojtari ideal për të përforcuar dhe rinuar mbrojtjen e trajnerit Allegri, i cili do të kërkojë të fitojë titullin e tetë radhazi në Itali sezonin e ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here