Milan pranë transferimit të lojtarit të Real Madridit

Edhe pse dje u përjashtuan nga garat europiane, skuadra e Milanit po vazhdon të jetë aktive në merkaton e verës.

Trajneri i Rosonerëve, Gattuso dëshiron përforcime në mesfushë.

Rosonerët janë të interesuar rreth lojtarit të Realit, Dani Ceballos.

Sipas mediave italiane, lojtari spanjoll është shumë pranë kalimit në Serie A në formë huazimi, me të drejtë blerje 18-20 mln euro.

Lojtari i preferuar i Gattuso-s do të kishte qenë Marouane Fellaini, por ai ka rinovuar me United.

Përjashto ndonjë surprizë të fundit, Dani Ceballos do të luajë me ngjyrat kuqezi sezonin e ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here