Nigeriani shokon botën: Cakir më tha se nuk e din pse nuk akordoi penallti

Pas kualifikimit të Argjentinës në ndeshjen e fundit me Nigerinë, triumfi i argjentinasve u la nën hijen e vendimeve kontraverze të gjyqtarit Cakir i cili nuk akordoi penallti për Afrikanët gjatë rezultatit 1-1.

Nigerianët nuk janë pajtuar me vendimin e gjyqtarit, pasiqë ai vendim ndikoi në kualifikimin e Argjentinës.

Njëri nga yjet e Nigerisë, John Obi Mikel ka deklaruar se Cakir ia  ka pranuar atij se me qëllim nuk ka akorduar penallti për nigerianët edhe pse me konsultimin e VAR e ka parë se Rojo luajti me dorë.

“Për mua ai rast ishte një penallti e pastërt. Nuk ka dilema. Argjentinasit luajtën hendboll.  Cakir e shikoi ekranin dhe e pa se Rojo e ka prekur topin me dorë. Kur e pyeta pse nuk akordove penallti, ai mu përgjigj-nuk e di!”, ka deklaruar Obi Mikel.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here