Përleshje në tribuna: Brazilianët rrahën një familje Sërbe

Brazili mbrëm e mposhti Serbinë me rezultatin 2-0, por përveç ndeshjes vëmendje të madhe ka marrë një incident që ka ndodhur në tribuna.

Bëhet fjalë për një familje serbe e cila është sulmuar nga tetë tifoz brazilian.

I biri i viktimës së sulmuar e ka treguar rastin duke thënë se babai i tij është sulmuar nga tifozët brazilian ndërsa serbët që kanë qenë në afërsi nuk kanë reaguar fare dhe se kanë inçizuar me celularë.

“Nga fillimi i ndeshjes ishim të nën provokimin e tifozëve brazilian. Fillimisht na treguan gishtin e mesit, pastaj filluan edhe sharjet. Isha në tribuna me nënën dhe babain tim. Babai im qëndroi i qetë, mirëpo në një moment i tha atyre që të ndalojnë. Në atë moment njëri nga brazilianët e sulmoi babain tim, ndërsa menjëherë edhe shtatë të tjerë filluan ta godasin. Unë u mundova ta mbroj atë dhe nëna ime e cila ishte aty.”

“Më tragjik është fakti se disa serbë ishin pas nesh dhe nuk reaguan aspak, përkundrazi ata i nxorrën celularët e tyre për të inçizuar.”

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here