Mourinho ofron 40 milion euro për mbrojtësin e Milanit

Sërish qarkullojnë zëra se pas përjashtimit të Milanit nga arena ndërkombëtare do të jenë të shumtë yjet e skuadrës kuqezi që do të largohen. Nga kjo situatë po përfitojnë skuadrat më të ëmdha në Europë e mes tyre edhe Manchester United, që ka shënjestruar kapitenin e Milanit, mbrojtësin Leonardo Bonucci. Sipas të përditshmes britanike “Sunday Times” është trajneri Jose Mourinho ai që ka kërkuar që mbrojtësi i kombëtares italiane të mbërrijë në “Old Trafford” sezonin e ardhshëm.

Mourinho e konsideron të rëndësishëm mbrojtësin 31-vjeçar, me përvojë edhe në arenën ndërkombëtare, ndaj do të ndihmonte shumë United për të qenë kompetitiv si në Premier League ashtu dhe në Champions League. Për trajnerin portugez, Bonucci do të ishte një përforcim me vlera dhe “djajtë e kuq” janë gati të paguëjnë shumën prej 40 milionë eurosh për ta sjellë lojtarin në Premier sezonin e ardhshëm. Madje drejtuesit e United kanë nisur lëvizjet e para, duke mbledhur informacionin nga menaxheri i lojtarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here