Surprizë nga Italia: Golashënuesi më i mirë i Serie A kërkon transferimin te Milani

Pavarësisht se sezonin e ardhshëm nuk do të luajë në Kupat e Europës skuadra e Milanit do të kryejë një merkato, ku nuk do të ketë vetëm largime por edhe afrime lojtarësh big.

Një prej tyre është sulmuesi i Lazio, Ciro Immobile, që ka dhënë pëlqimin për t’u transferuar tek kuqezinjtë, lajm që konfirmohet nga mediat italiane. Interesimi i drejtuesve të Milanit është i njohur prej kohësh për sulmuesin e kombëtarea Azzurre, por që duket se do të konkretizohet këtë verë.

Edhe pse Milani nuk do të luajë në Europa League, Immobile ka dhënë gadishmërinë e tij për të luajtur për kuqezinjtë, duke shpresuar që të të bëjë një tjetër sezon të mirë. Për lojtarin skuadra e Lazio kërkon të paktën 40 milionë euro, shumë që kuqezinjtë janë gati ta paguajnë nga shitja e Suso. Pra, Mirabelli është gati të bëjë sakrifica për të sjellë golashënuesin më të mirë të Serisë A te kuqezinjtë, që në dy sezonet e fundit me Lazio ka realizuar 52 gola në 69 ndeshje.

Bashkë me Mauro Icardi-n e Inter, ai ka qenë golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar të Serisë A me 29 gola.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here