Alisson dëshiron të transferohet në La Ligë

Që Brazili pëson shumë pak gola meritat shkojnë edhe për të.

Allison, gardiani i Romës me paraqitjen e tij në Botëror me fanellën e Seleçaos po konfirmohet si një nga portierët më të mirë në qarkullim. Reali i Madridit është gati të bëjë çmendur financiare për të por garës për të firmosur me 25-vjeçarin nga vendi i Sambas i është shtuar edhe Chelsea.

Megjithatë përgjigjja e Allison në drejtim të Bluve të Londrës ka qenë e menjëhershme. Opsioni Chelsea nuk i intereson aspak portierit të Brazilit i cili është i gatshëm të qëndrojë tek Roma nëse nuk transferohet te Reali i Madridit në merkaton e kësaj vere.

Klubi verdhekuq kërkon 75 milionë euro për kartonin e Allison, shifër që është i gatshëm ta paguajë Chelsea por jo Los Blancos të cilët nuk ofrojnë më shumë se 55 milionë euro për numrin 1 të 5-herë kampionëve të botës, transmeton “SS”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here