Mbappe: Pele një tjetër nivel, por një krahasim i tillë është kompliment për mua

Ylli i padiskutueshëm i ndeshjes së parë të fazës së 1/8-ave ishte padyshim Kylian Mbappe.

19-vjeçari ka shkëlqyer me fanellën Blu, duke fituar penalltinë e golit të parë dhe duke shënuar dy golat e avantazhit në pjesën e dytë.

Mbappe është bërë adoleshenti i parë që shënon më shumë se një gol në një ndeshje të Kupës së Botës pas legjendës braziliane Pele.

Pas ndeshjes, francezi nuk përmbahej dot dhe buzëqeshja ishte stampuar në fytyrën e tij teksa ka thënë disa fjalë për gazetarët.

“Ishte një ndeshje fantastike. Luajtëm shumë mirë, kemi një ekip të madh me lojtarë të mëdhenj. Merituam fitoren.

“Adoleshenti i parë që shënon dy gola që pas Pele? Jam krenar për këtë arritje. Është ëndrra e çdo futbollisti të shkëlqejë në Kupën e Botës.

“Kritikat? Le të flasin. Unë përgjigjem në fushë”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here