Gjibraltari do të mbahet gjatë në mend nga Drita dhe tifozët e saj

Kjo për faktin se ekipi gjilanas shkroi historinë atje, duke fituar dy ndeshje të raundit paraeliminator për të kaluar në rrethin e parë kualifikues.
Natyrisht, përfitimet e Dritës nga UEFA janë të mëdha, por edhe shpenzimet nuk janë të pakta.
Për secilin anëtar që ishte në Gjibraltar, klubi gjilanas u desh të pagojë rreth pesë mijë euro.
Stafi i klubit përbëhej prej rreth 30 personave që në total i bie të jenë shpenzuar rreth 150 mijë euro.
Gjithsesi, Drita ka mundësi të pasurojë edhe më tutje arkat e klubit në rast të kualifikimit në rrethin e dytë edhe pse do ta ketë tejet të vështirë, pasi përballet me kampionin e Suedisë, Malmon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here