Mourinho ka gati 50 milionë euro për mbrojtësin e Milanit

Pas Leonardo Bonucci është radha e Alessio Romagnoli që të jetë pjesë e listës së mbrojtësve që trajneri Jose Mourinho kërkon të sjellë te Manchester United sezonin e ardhshëm.

Duke parë momentin e vështirë që po kalon skuadra kuqezi, që nuk do të luajë në arenën ndërkombëtare sezonin tjetër, trajneri portugez po tenton të luajë të gjitha gurët për të sjellë në Old Trafford një mbrojtës italian, që sipas tij janë ekspertë në këtë detyrë dhe që mund t’i garantojnë stabilitet në këtë repart.

Muorinho ka gati 50 milionë euro për mbrojtësin 23-vjeçar, që prej dy sezonesh luan për Milanin, por që këtë verë mund t’i thotë lamtumirë ekipit kuq e zi. Romagnoli ka një kontratë 4-vjeçare me Milanin, që kërkon ta mbajë mbrojtësin, pasi e konsideron si pjesë e rëndësishme të skuadrës së sezonit të ri.

Por përballë një oferte të tillë, Milani mund të dorëzohet dhe të lërë të lirë lojtarin. Duket se njëri mes Bonucci e Romagnoli do të lërë skuadrën për të luajtur në Premier League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here