Zvicra e shqiptarëve është eliminuar nga Kampionati Botëror,Suedia në çerekfinale

Zvicra e shqiptarëve është eliminuar nga Kampionati Botëror.

Helvetikët u mposhtën nga Suedia, e cila në këtë mënyrë kualifikohet në çerekfinale.

Suedezët triumfuan me rezultat minimal, 1:0.

Vendimtar ishte goli i realizuar nga Forsberg, në minutën e 66.

Ai realizoi me ndihmën e devijimit të mbrojtësit Akanji.

Seudia në çerekfinale takohet me fituesin e çiftit Kolumbi-Angli, që zhvillohet sonte.

Në anën tjetër, Zvicra i jep fund këtu aventurës në Rusi, e cila do të jetë e paharrueshme për çdo shqiptar, për shkak të mbrëmjes ku shqiponjat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit festuan ndaj Serbisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here