Skandal te Barcelona: Mëlçia e Abidalit është blerë në mënyrë ilegale

Barcelona e ka blerë mëlçinë e zezë për Abidalin në mënyrë ilegale, raporton El Confidential, duke bërë të ditur se informacionet vijnë në policia spanjolle.

Policia ka arritur deri te disa biseda telefonike mes ish pronarit të Barcelonës, Sandro Rosell dhe disa personave të panjohur.

Në ato biseda telefonike dëgjohet se mëlçinë e zezë për Abidalin, Barcelona e ka blerë në mënyrë jo legale.

Në atë kohë u bë e ditur se mëlçinë e zezë e ka dhuruar një kushëri i Abidalit. Abidal para gjashtë viteve u detyrua ta bëjë transplantin e mëlçisë, pasiqë në mëlçinë e tij ju paraqit tumori të cilin e kishte hequr me anë të operacionit.

Francezi ishte pjesë e Barcelonës nga viti 2007 deri në vitin 2013, ndërsa tani francezi është sekretar i klubit Katalanas.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here